Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Plakat që po trazojnë motin”

2016/04/26 at 12:14 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Plakat që po trazojnë motin”

Nga gjiri popullit, përherë kanë dalë tregime të ëmbla, të bukura edhe kuptimplotë, një nga keto tregime, eshte edhe rrëfenja; Plakat e Marsit. Kush ishin valle?! Apo janë thjesht një imagjinatë treguese duke cilësuar Marsin si të pabese!

Çdo muaj Mars kur moti pëson ndryshime të ndjeshme duke na treguar se miti i ”Plakes” bëhet më i gjallë.

Sipas rrëfimeve brez pas brezi, në fillim apo në fund të marsit (në varësi të interpretimit sipas krahinave), janë te ashtuquajturat ”Plaka”, të cilat sjellin edhe mot të ftohtë në të gjithë vendin. Specialistët Etnografë tregojnë se gojëdhëna e ”plakës” është e lidhur ngushtë me mënyrën se si njerëzit atëherë i konceptonin ndryshimet e motit dhe natyrës.

Sipas gojëdhënave Shqiptare, mali Tomor është vendi ku plaka u ngri nga i ftohti me bagëtinë e saj nga ditët që mori hua muaji Mars. Ndërsa në disa krahina të vendit ky mit kujtohet në fillim të muajit, kur marsi i mori ditë borxh shkurtit, gjë që shpjegon edhe shkurtësine e këtij të fundit. Ndërsa për krahina të tjera, ajo kujtohet në dy ditët e fundit të marsit.

Një rrëfenjë tjetër.
Dikur paska qenë një plakë, e cila thuhet se ka dalë me gjithë familjen e vet dhe bagëtine, tre dite para ditës se pranveres, ne stanet e bjeshkëve. Por koha e pranverës së hershme e tradhtoi Plakën! Tre dite me pas moti u prish shumë shpejt. Thuhet se ato ditë paska fryre erë e madhe me shi dhe deborë, për tre ditë e tre netë rresht deri sa me pas moti është qetesuar.

Por Plaka, familja dhe bagëtia e saj, ishin ngrirë nga të ftohtit dhe ishin shnderruar ne gur. Madje gojdhëna thotë se ne ate vend sot gjendet nje gur si në formën e një Plake, ku edhe sot e kësaj dite, aty buron ujë, që thuhet se janë lotët e Plakës. Me ketë tregim lindi legjenda e te ashtuquajturave ”Plakat e Marsit”, e cila sot përdoret si një metafor në pragun që ndan stinën e dimrit me ate te pranverës, përkatesisht mes 14 marsit dhe 14 prillit, kohe pas te ciles besohet se ka ardhur pranvera e vërtete, sepse 14 prilli sipas legjendes shënon 1 marsin, ardhjen e stinës së ngrohtë e të luleve.
Gojedhëna e hershme rrjedh nga zonat e veriut te Shqipërisë, dhe thuhet se në muajin Mars, Plakat, pra nënat dhe gratë e moshuara, duhet t’i marrim me të mira, t’u permbushim dëshirat e kërkesat, t’u gatuajmë ëmbëlsira, përndryshe hidhërimi i tyre prish motin, me furtunë, shi dhe borë.

Plakat e marsit janë shtatë.
Ato moren leshin e bagëtise që kishin qethur dhe dolën në një lëndinë për të tjerrë e për të bërë muhabet me njëra-tjetrën. Gjatë bisedes njera nga plakat i ngriti kënge muajit Mars duke i thene se tani dimrin e hodha e i merrte të keqen. Kengen e kenduan te gjitha plakat me radhë. Marsi i dëgjoi dhe i ngriu te shtata! Thonë se plakat jane ngurtesuar dhe çdo vit ne muajin mars bie shume shi e bën ftohtë për shtatë dite.

Ky version eshte ne Shqiperine e jugut, ndërsa nga veriu thone se mullizeza (lloj shpendi) çeli zogjte qe ne Mars, por edhe ajo filloi ta shante Marsin: ”Mullizeza zogjt i celi, na marsh te keqen Mars kaceli”.. edhe këtë muaji Mars e ngriu me te gjithe zogjte e saj ne fole. Edhe ketu numri i mullizeëes me zogjte e saj është shtate, qe tregon veçse per nje binjakëzim te gojedhenes. Fakt qe e mbeshtet eshte se edhe plakat edhe mullizeza ishin me të zeza.. Plakat me roba te zeza ndersa mullizeza me pupla te zeza.
(Kjo gojedhene i ka rënjet ne besimin pagan.)

Nga konstatimet e bëra 10 vitet e fundit, meteorologet pranojnë se tre ditët përmbyllëse të marsit kanë sjellë mot te ftohte dhe me reshje, prilli hyn i ngrohtë për të vijuar më pas me ditët e ftohta.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Video/ Ben Blushi: Kjo është arsyeja e thirrjes së Fatos Nanos nga Rama në Kongresin e PS

Sondazhi në Opinion/ Lexuesit: Ben Blushi të qëndrojë në PS

Veliaj: Hapim vilën e diktatorit Enver Hoxha

Veliaj: Hapim vilën e diktatorit Enver Hoxha

Skandaloze/ Juristi i policisë Gjirokastër, thotë se Berisha do plumb kokës!

Skandaloze/ Juristi i policisë Gjirokastër, thotë se Berisha do plumb kokës!

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com