Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Plak autik”/ Deklarata fyese e Hysenit shkakton furtunë, ja reagimet

2018/11/20 at 9:50 AM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Deputeti socialist tregon çfarë do të bëhet me 3.4 milionë eurot e kapura në ‘Toyota Yaris’

Deputeti socialist, Alket Hyseni, përdori fjalë fyese ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha; duke e quajtur “plak autik”. Por për përdorimin e këtij termi, kanë reaguar ashpër shumë personalitete të jetës publike në vend.


Deputetja e PD-së, Orjola Pampuri,  e konsideroi një rast të shëmtuar që buron nga padija e atij njeriu.

Deklarata e Hysenit nuk nxiti vetëm reagimin e kolegës Pampuri, por më herët me tone të ashpëra reagoi edhe drejtuesja e fondacionit “Down Syndrome Albania”, Emanuela Pepkola Zaimi, duke kërkuar dorëheqjen e Alket Hysenit.

Në një postim në “Facebook”, Zaimi është shprehur se ajo do të kërkojë çdo ditë që Hyseini të japë dorëheqjen dhe të mos jetë më përfaqësues i popullit shqiptar, e i paguar me taksat tona.

“Nga ky moment e deri sa të bëhet realitet unë do të bej të pamundurën që ky deputet të japë dorëheqjen e të mos jetë më përfaqesues i popullit shqiptar dhe i paguar me taksat tona. Të mos guxojë me politikan të përdorë gjendjet e fëmijeve tanë për fyerje”,– shprehej ndër të tjera Zaimi.

Aktivisti i Shoqërisë Civile dhe pedagogu Erion Kristo, ka kërkuar që deputeti socialist të kërkojë urgjentisht falje për fyerjen e tij, si dhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së të marrë masa ndaj Hysenit, derisa ccështja të sqarohet plotësisht.

Ka qenë edhe psikologia Denada Toçe që ka reaguar pas deklaratës së deputetit të Partisë Socialiste, Alket Hyseni, në të cilën ky i fundit përdori shprehjen “autik” për fyerje dhe kauzë politike.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Toçe ka shkruar se deputeti socialist duhet të kërkojë falje për përdorimin e fjalës “autik”, si një epitet fyes për një figurë politike të vendit.

Deri më tani, vetë Alket Hyseni nuk ka kërkaur as edhe një ndjesë publike, e jo më të japë dorëheqjen.

Mirëpo, çfarë mund të kishte ndodhur në një shtet tjetër europian nëse një politikan apo zyrtar i atij vendi do të kishte lëshuar një deklaratë të tillë?

Sjellim në vëmendje rastin e zv/kryeministrit bullgar, Valeri Simeonov, një nacionalist aleat i kryeministrit konservator, i cili dha  dorëheqjen pas disa javësh protestash nga nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara të cilat u ndjenë të ofenduara nga deklaratat e tij, në një kontekst të tensioneve sociale.

”Jap dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit të qeverisë bullgare”, deklaroi për median, Simeonov. Zyra e shtypit e qeverisë bëri të ditur nga ana e saj se dorëheqja u pranua nga kryeministri, konservatori Bojko Borisov.

Nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara u mobilizuan fillimisht për të kërkuar në parlamentin bullgar ndihmë më të mirë sociale.  Ato protestonin çdo mbrëmje në Sofje prej disa javësh për të kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit, pasi ky i fundit e kishte cilësuar absurde kauzën e tyre se po përdornin fëmijët dhe mashtronin shoqërinë për përfitime materiale.

Rasti i Bullgarisë tregon edhe një herë tjetër se sa larg standardeve evropiane ndodhet Shqipëria, ku drejtuesit e qeverisë, deputetët apo kryebashkiakët ofendojnë pa turp qytetarët duke i etiketuar si shpellarë, vandalë, përtacë, etj./Opinion.al/

Etiketa: Autizmideklarata fyese e hysenitreagimet


Ju sugjerojmë

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

24 Nëntor, 2025 1:46 pm
Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra
Aktualitet

Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra

24 Nëntor, 2025 1:22 pm
Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen
Aktualitet

Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen

24 Nëntor, 2025 1:13 pm
Artan Hoxha reagon në “Opinion”: Nuk kam kryer asnjë krim
Aktualitet

Gazetari Artan Hoxha shpallet “non grata” nga Greqia

24 Nëntor, 2025 12:04 pm
Durrës/ 29-vjeçari theu arrestin dhe grabiste lokale me dy bashkëpunëtorë
Kronikë

Durrës/ 29-vjeçari theu arrestin dhe grabiste lokale me dy bashkëpunëtorë

24 Nëntor, 2025 11:21 am
Pas përmbytjeve nis tërheqja e ujit, si paraqitet situata në Kukës dhe Fier
Aktualitet

Pas përmbytjeve nis tërheqja e ujit, si paraqitet situata në Kukës dhe Fier

24 Nëntor, 2025 11:16 am
Auto-Skicë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Kamzë, identifikohet autori

24 Nëntor, 2025 9:30 am
Greva tre-ditore paralizon Belgjikën/ Anulohen fluturimet, mbyllen edhe shkollat
Bota

Greva tre-ditore paralizon Belgjikën/ Anulohen fluturimet, mbyllen edhe shkollat

24 Nëntor, 2025 9:26 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 24 nëntor 2025

24 Nëntor, 2025 8:24 am
Auto-Skicë
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

24 Nëntor, 2025 8:23 am
Para
Trashëgimtarja miliardere ndahet me të dashurin, kishin planifikuar dasmën

Trashëgimtarja miliardere ndahet me të dashurin, kishin planifikuar dasmën

Anëtarësimi në Interpol/ Kosova dështon përfundimisht

Anëtarësimi në Interpol/ Kosova dështon përfundimisht

Trafikoi 18 shqiptarë, shoferi polak: Nuk e dija që ishin në kamion

Trafikoi 18 shqiptarë, shoferi polak: Nuk e dija që ishin në kamion
















TE FUNDIT

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen
24 Nëntor, 2025

Policia e Tiranës ka njoftuar planin e masave të ndërmarra në lidhje me protestën që PD zhvillon përpara Kryeministrisë për...

Lexo më shumë

Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë

Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë
24 Nëntor, 2025

Firma që ka ndërtuar lotin e tretë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë ka nisur punën për largimin e shkëmbinjve qe ranë...

Lexo më shumë

Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra

Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra
24 Nëntor, 2025

Rruga që lidh Liqenin e Kallabakut me fshatin Novosej në Kukës, e ndërtuar vetëm dy muaj më parë me financim...

Lexo më shumë

Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen

Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen
24 Nëntor, 2025

Më 16 dhjetor, në Athinë pritet të zhvillohet një takim i rëndësishëm diplomatik mes ministrit të Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com