Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maj”. I plagosuri ka marrë plumbin në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes dhe rrethanat në të cilat ajo ka ndodhur.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorin./ Opinion.al