Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Lezhë. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se i plagosur ka mbetur 27-vjeçari Saimir Nikolla banues në Ishull Lezhë, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë mjekësore.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05, në rrethana ende të paqarta, pranë tregut të qytetit ndërsa policia njofton se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve./Opinion.al