Kronikë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë në spital 52-vjeçari


               Publikuar në : 15:57 - 09/09/19 |
el ida

Ka ndërruar jetë në spital 52-vjeçari, i cili u vetëplagos me armë zjarri pak minuta më parë në Klos.

Viktima është identifikuar si Mark Nikolli, ndërsa paraprakisht dyshohet se është vetëplagosur ndërsa po pastronte një armë.

Nikolli sapo ishte kthyer nga qyteti i Burrelit, ndërsa ka qenë vetëm me gruan në banesë kur ka ndodhur ngjarja.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje./Opinion.al

Pas