Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak pas mesnate në Durrës.
Sipas burimve zyrtare, rreth orës 01:00, në fshatin Gjuricaj, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. T., 36 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, i dënuar më parë për dhunim banese, kryer në bashkëpunim.
I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia bëri të mundur identifikimin e autorit të kësaj ngjarje dhe e ka shpallur në kërkim atë./ Opinion.al