Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Durrës, në lagjen numër 18 të këtij qyteti.
Persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar në drejtim të Marvin Malja. Ai është nisur drejt spitalit dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht mbeten të paqarta motivet e kësaj ngjarjeje, apo identiteti i autorëve./tvklan.al