Arrestohet autori i dyshuar plagosjes me armë zjarri të 34-vjeçarit Eraldo Lazaj, ndodhur në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, 3 javë më parë.
Nikollaq Çepaj (Taullaraj), 34 vjeç, banues në Vlorë, është vë pranga nga policia e Vlorës.
Më 16 Maj në lagjen “Pavarësia”, brenda ambienteve të një lokali, Çepaj ka plagosur më armë zjarri bashkëmoshatarin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën dyshohet se 34-vjeçari ka kryer plagosjen dhe 1 automjet tip BMw X5 me targa AA838DS, me të cilën dyshohet se u largua nga vendngjarja.
“Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” janë akuzat që policia ka ndritur ndaj Çepajt.
Dyshohet se mes autorit dhe të plagosurit ka lindur një konflikt i çastit në lokal, që ka degjeneruar në plagosjen e Lazajt.