Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Velipojë.
Mësohet se një 48-vjeçar i identifikuar si Pjerin Brushtulli, është qëlluar me armë zjarri pranë një resorti.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër , është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al