Kronikë

Plagosja në Tiranë, policia identifikon autorin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:09 - 11/09/20 |
Al Do

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes me armë të 30-vjeçarit, mbrëmjen e sotme në lagjen “5 Maj” në Tiranë.

Në njoftimin zyrtar policia bën me dije se rreth orës 21:26, në fund të rrugës “5 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi me iniciale Kevin Cungu, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin Rexhep Xhekja, 30 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes./ Opinion.al

Pas