Kronikë

Plagosja në Theth, 47-vjeçari:Autori më kërkoi të bëja një punë, e njoh…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:08 - 26/09/21 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e ndodhur ditën e sotme në Theth.

Bëhet me dije sepas News24 i plagosur ka mbetur 47-vjeçari Gëzim Ndrezajt me profesion murator.

I shtrirë në tokë dhe i plagosur në këmbën e djathtë, Ndrezaj tregon se me autorin ishin konfliktuar për arsye banale. Ai thotë se autori i ka kërkuar që të bëj një punë, ndërsa ai s’ka pranuar pasi nuk ka pasur mundësi.

Në këtë moment, sipas 47-vjeçarit, autori, i cili ishte me një makinë, ka nxjerrë automatikun dhe e ka qëlluar një herë në këmbë. Ai thotë se ka pasur vetëm një të shtënë si dhe shton se autorin e njeh, pasi është banor i zonës.

“Ka edhe më keq. Autori më kërkoi të bëja një punë. I thashë se nuk kam mundësi. E njoh autorin, është vendali. Më plagosi me automatik. Ngjarja ndodhi para 10 minutave. Ai ishte me makinë. Më gjuajti një herë”, thotë i plagosuri.

Ndërkohë bëhet me dije se policia është në ndjekje të autorit, kurse i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e parë shëndetësore në spitalin e Shkodrës./Opinion.al

Pas