Detaje të reja janë mësuar nga plagosja në Shkodër. Klan News raporton se 23-vjeçarit Paulin Harusha i kanë prerë rrugën persona të armatosur.
Sipas policisë, atentati i dështuar ndaj tij ka ndodhur në rrugën e Nderlysës, ku është qëlluar më automatik.
Fatmirësisht i riu ka mundur t’u shpëtojë plumbave dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që ende nuk dihen autorët e kësaj ngjarje.