Kronikë

Plagosja në Shkodër/I riu:Një person me kapuç më erdhi nga pas, s’e di kush ishte


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:48 - 20/04/22 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë lidhur me plagosjen e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku 28 vjeçari, Edis Reçi, u qëllua me armë zjarri në këmbë.

Në dëshminë e dhënë para autoriteteve i riu ka deklaruar se nuk e di se kush është autori i kësaj ngjarje.

Ai ka dëshmuar se një person i maskuar me kapuç të zi në kokë i ka shkuar nga pas dhe e ka plagosur në këmbë dhe është larguar me shpejtësi.

 “Një person me kapuç të zi në kokë më ka ardhur nga mbrapa dhe më ka plagosur në këmbë dhe është larguar me shpejtësi. Nuk e kam idenë se kush është autori që më plagosi. Nuk kam patur konflikte apo probleme me ndonjë person ndaj edhe nuk e di arsyen e kësaj ngjarje”.

Pavarësisht kësaj dëshmie policia e Shkodrës ka dyshime se Edis Reçaj është në dijeni të autorit të plagosjes.

I plagosuri ndodhej në trotuar bashkë me 3-4 persona të tjerë dhe dyshohet se njëri prej tyre në debat e sipër, në një konflikt të çastit e ka plagosur shtetasin Edis Reçaj.

Policia ka dyshime se autori mund të jetë njëri prej personave me të cilët ndodhej por nuk është përcaktuar ende se cili prej tyre.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonbë për të zbardhur ngjarjen.

Pas