Pak ditë më parë Shkodra u tronditë nga ngjarje kriminale, ku mbeti i plagosur Gëzim Bici.
Lidhur me ngjarjen u arrestua Bardh Isufi, si autori i dyshuar i plagosjes. Ndërkohë, bëhet me dije se Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë me masën e sigurisë arrest me burg Isufin.
Pala mbrojtëse ka kërkuar paligjshmërinë e arrestit si dhe masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Gjyqtarja Kostandina Kuro vendosi arrest me burg, kërkesë kjo edhe e prokurorit Astrit Halilaj. I dyshuari nuk ka folur në seancë ndërsa me përpara në polici ka mohuar autorësinë e plagosjes./ Opinion.al