Kronikë

Plagosja në Sarandë, detajet/Policia arreston 28-vjeçarin nga Shkodra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:30 - 13/08/21 |
Opi Nion

Policia njofton se ka zbardhur ngjarjen e Sarandës ku një 33-vjeçar mbeti i plagosur, ndërsa ka arrestuar autorin. Sipas njoftimi bëhet me dije se plagosja ndodhi në një dhomë hoteli, nga pakujdesia.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjecar. Identifikohet dhe arrestohet autori i plagosjes. Arrestohet 28-vjeçari nga Shkodra për plagosje nga pakujdesia. Si rezultat i reagimt të shpejtë dhe veprimeve profesionale të kryera nga Grupi Hetimor u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45,  në një dhomë hoteli në Ksamil, nga pakujdesia shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur 33 vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia duke bërë të ditur se është sekuestruar edhe arma, tip pistoletë./Opinion.al

Pas