Një sherr me pasojë një person të plagosur me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së hënës në Lezhë. Bëhet me dije se plagosja me armë ka ndodhur pas një konflikti mes disa të rinjve. Aleks L. 22 vjeç është i riu që mbeti i plagosur.
Sipas Klan News të paktën 3 të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar nga dëshmitarët. Në vendngjarje shkoi policia ku bëri rrethimin e zonës dhe mblodhi provat në vendngjarje.
Personat e përfshirë në konflikt ishin larguar. Por policia u njoftua më vonë nga spitali që aty kishte shkuar për ndihmë mjekësore një person, pikërisht 22-vjeçari Aleks L.
Vijojnë hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në ngjarje dhe për të zbardhur shkaqet e sherrit.