Kronikë

Plagosja në Korçë/Policia dyshon se 53-vjeçari s’ishte shënjestra,u qëllua aksidentalisht



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:37 - 19/09/22 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e 53-vjeçarit Romeo Berberi, të dielën në Korçë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.16 te “Xhamia e Re”, ndërsa mësohet se 53-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka marrë në pyetje dhe ka shoqëruar disa persona që kanë qenë të pranishëm në momentin kur ka ndodhur plagosja.

Sipas Klan news Berberi nuk është person me precedentë penalë dhe dyshohet që mund të jetë plagosur aksidentalisht. Policia dyshon se ai nuk ka qenë shenjestra dhe plumbi e ka kapur gabimisht.

Deri më tani autori mbetet i paidentifikuar, ndërsa policia vijon hetimet për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pas