Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plagosja në Kavajë/ Flet Kidi Kazazi: Ja sherri me gruan e autorit

2016/06/19 at 9:53 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosja në Kavajë/ Flet Kidi Kazazi: Ja sherri me gruan e autorit

Kryetari i FRPD­-së Kavajë, Kidi Kazazi, i cili u plagos mesditën e së premtes përpara lokalit të tij nga ish­-drejtori i Zyrës së Punës, Sajmir Kurti, ka deklaruar për gazetën “Panorama” se ngjarja nuk kishte ngjyra politike.

Sipas tij, shkak për përplasjen është bërë bashkëshortja e Kurtit, të cilës ai dhe babai i kishin kërkuar të mos parkonte para lokalit të tyre, pasi u pengonte aktivitetin e përditshëm. Gjatë një prononcimi për gazetën “Panorama”, Kidi Kazazi tregoi momentet e përplasjes fizike me Sajmir Kurtin, i cili, pasi i telefonoi bashkëshortja, kishte shkuar për t’u kërkuar llogari te lokali në pronësi të familjes Kazazi. “Ngjarja nuk ka fare ngjyra politike. Historia është e tillë: Gjatë paradites, bashkëshortja e Sajmirit parkoi automjetin para lokalit në pronësi të familjes sonë.

Ne i kërkuam ta largonte makinën nga parkingu i lokalit, pasi e kishte bërë rrugë, duke e parkuar thuajse çdo ditë aty. Ajo lajmëroi bashkëshortin e saj, Sajmir Kurtin, i cili erdhi na kërcënoi me armë zjarri në ambientet e brendshme të lokalit, ku në ato momente ndodhesha unë dhe babai im Eqerem Kazazi. Filloi të bërtiste dhe shante, duke krijuar një situatë të pakëndshme. Pas një përleshjeje në ambientet e brendshme të lokalit, ne e qëlluam disa herë atë si dhe ia morëm pistoletën. Në momentin që dolëm në ambientet e jashtme të lokalit, ai rrëmbeu sërish pistoletën dhe qëlloi në drejtimin tonë, duke na lënë të plagosur mua, babanë tim dhe një tregtar ambulant që ndodhej aty rastësisht

Më pas u largua me shpejtësi”, u shpreh kreu i FRPD­së Kavajë, i cili ka lënë dje spitalin dhe bashkë me të atin, që gjithashtu mbeti i plagosur, është rikthyer në shtëpi. “Aktualisht ndodhemi mirë nga ana shëndetësore. Pasi kemi marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Kavajës, tashmë ndodhemi në shtëpi pranë familjes sonë. Ishte një ngjarje e pakëndshme, për vetë faktin se Sajmiri kishte ardhur i armatosur dhe me qëllim për t’u konfliktuar me ne. Ne nuk e ofenduam aspak bashkëshorten e tij, vetëm i kërkuam të mos e parkonte më makinën para lokalit, sepse e kishte bërë rrugë dhe na pengonte në punën e përditshme. Nuk kemi pasur fërkime me herët me Sajmirin. Ai erdhi si i fortë, me armë në brez, duke na kërcënuar se do të na vriste. Ne ua kemi lënë në dorë gjithçka autoriteteve përgjegjëse dhe presim që kjo ngjarje të zbardhet dhe secili të marrë atë që meriton”, ka pohuar ndër të tjera kreu i FRPD­së Kavajë, Kidi Kazazi, i cili së bashku me babanë e tij, Eqerem Kazazi dhe një shitës ambulant u plagosën nga Sajmir Kurti me armë zjarri./ Leonidha Musaj Panorama.al

Ju sugjerojmë

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin
Bota

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

28 Maj, 2025 9:32 pm
Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë
Bota

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

28 Maj, 2025 9:25 pm
I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin
Aktualitet

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin

28 Maj, 2025 9:14 pm
Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha
Politikë

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha

28 Maj, 2025 9:00 pm
Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën
Sport

Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën

28 Maj, 2025 8:25 pm
Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë
Bota

Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

28 Maj, 2025 8:24 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët

28 Maj, 2025 7:45 pm
VIDEO/ Liderët botërorë si fëmijë, seriali u shpjegon gjeopolitikën të vegjëlve
Life Style

VIDEO/ Liderët botërorë si fëmijë, seriali u shpjegon gjeopolitikën të vegjëlve

28 Maj, 2025 7:38 pm
Netanyahu mandatohet nga presidenti për të krijuar qeverinë e re në Izrael
Bota

Izraeli thotë se ka vrarë udhëheqësin e Hamasit

28 Maj, 2025 7:29 pm
Kallas: Normalizimi i plotë, rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së
Bota

Kallas paralajmëron Pekinin: Nuk do t’i tolerojmë aksionet armiqësore

28 Maj, 2025 6:58 pm
Para
Le të shpresojmë….

Le të shpresojmë....

Video/ Ndeshja me Rumaninë, ja si po e “djegin” me këngë shqiptarët Lionin

Video/ Ndeshja me Rumaninë, ja si po e "djegin" me këngë shqiptarët Lionin

Kuqezinjtë me skemën 4-3-3, ja si pritet të luajë sonte Kombëtarja

Kuqezinjtë me skemën 4-3-3, ja si pritet të luajë sonte Kombëtarja

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin
28 Maj, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se i ka thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të mos e sulmojë Iranin, teksa...

Lexo më shumë

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë
28 Maj, 2025

Joel Le Squarnec, 74 vjeç, një ish-mjek kirurg në Francë, pritet të përballet me një dënim prej 20 vitesh burg...

Lexo më shumë

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin
28 Maj, 2025

Më 12 maj 2023 emisioni “Stop” transmetoi problemin e një pensionisti. Kolë Shkëmbi në mars të vitit 2020 doli në...

Lexo më shumë

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha
28 Maj, 2025

Disa kandidatë të Partisë Demokratike kanë kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pamjet filmike nga numërimi i votave. Duket se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com