Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e ndodhur ditën e sotme në Kamëz. Mësohet se autori dhe i plagosuri kanë qenë shok në lagje me njëri tjetrin, ata njiheshin prej vitesh dhe me herët nuk rezulton që të kenë pasur konflikte.
Shkak i ngjarjes paraprakisht dyshohet të ketë qenë një konflikt banal i çastit. Autoritetet po këqyrin kamerat e sigurisë për të mësuar dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa po hetohet edhe për armën me të cilën 18-vjeçari i identifikuar si Armir Hasa kreu plagosjen.
Ndërkohë, 16-vjeçari i plagosur, emri i të cilit nuk bëhet me dije për shkak se është i mitur, ka marrë një plumb në pjesën e pulpës në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas këqyrjes së kamerave ku do të zbardhet dhe itinerari që ka ndjekur autori i ngjarjes Armir Hasa para dhe pas ngjarjes.