Gjatë mesditës së sotme, një person mbeti i plagosur me thikë në Durrës pas sherrit në një pikë bastesh me një person tjetër.
Policia arrestoi në kohë autorin Tan Kazazi, ndërsa i plagosuri është Ramiz Tepshi, i njohur ndryshe edhe me pseudonimin “Xhamajka”.
Ramiz Tepshi është person me precedent penal dhe mjaft i njohur në Durrës.
Mes dy personave pati debat të ashpër, që më pas përfundoi me përdorimin e thikës.
I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pritet që të sqarohen shkaku i sherrit dhe plagosjes.