Policai e Shtetit ka dhënë informacionin e saj zyrtar mbi plagosjen e ndodhur mbrëmjne e sotmë në Urën Vajgurore/Dimal.
Bëhet me dije se i plagosuri 33-vjeçar Iljaz Ismaili, i cili saop ishte kthyer nga Anglia është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë.
“Më datë 21.05.2021, rreth orës 18:00, në fashatin Poshnje, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi I.I., 33 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.“- shkruhet në njoftim.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit/ve. Ndër të tjera bëhet me dije se janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.
Policia është ende duke punuar për zbardhjen e ngjarjes./Opinion.al