Plagosja e djeshme në zonën e “Astirit” në Tiranë, duket se po merr të tjera zhvillime.
Mësohet se së fundmi janë shpallur në kërkim gjithsej tre persona, mes tyre edhe një vajzë.
Burime për ABC News njoftojnë se është shpallur në kërkim autori i dyshuar Aleksandër Mehmetaj, 20 vjeç.
Mehemetaj është kërkim edhe nga Policia e Durrësit, pasi Gjykata ka vendosur masë sigurie arrest në burg pasi akuzohet për një tjetër tentativë vrasjeje.
Dy të tjerët e shpallur në kërkim me iniciale E.D, 22 vjeç dhe E.C, 19 vjeçe, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.
Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, ku 20-vjeçari Mehmetaj ka qëlluar me armë zjarri 45 vjeçarin Spartak Beqiraj duke e plagosur në këmbë.