Policia e shtetit ka dhënë deklaratë zyrtare lidhur me plagosjen e kreut të Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi.
Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë, ku Orges Xhelili ka goditur me thikë kreun e bashkisë Divjakë dhe shoferin e tij.
“Rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë, shtetasi O. Xh., 46 vjeç, dyshohet ka goditur me mjet prerës, shtetasin F. K., me detyrë Kryetar i bashkisë Divjakë dhe shoferin e tij, shtetasin G. B., 45 vjeç. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë dhe po marrin ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal Lushnjë.
Falë veprimeve të shpejta operacionale të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi O. Xh., si autor i dyshuar i plagosjes.
Në vendngjarje ndodhen drejtuesit më të lartë të DVP Fier.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.