Policia e Matit ka shpallur në kërkim një 32 vjeçar i cili akuzohet se ka është plagosur me armë zjarri shtetasin E.M., 30 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe fatmirësisht, 30 vjeçari i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Plagosja ndodhi në aksin rrugor Burrel -Tiranë, pranë një lokali. Sipas policisë, shtetasi me iniciale T.(H), Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet si autori kryesor që qëlloi në drejtim të 30-vjeçarit. /Opinion.al