25 – vjeçari Aurel Ahi do të qëndrojë në burg, masë kjo e dhënë nga Gjykata e Shkodrës. I riu dyshohet se ka plagosur me armë tre persona tek teatri Migjeni në Shkodër, të shtunën e kaluar.
Në seancë, i pandehuri nuk ka pranuar të flasë, por është përfaqësuar vetëm nga avokati. Ai ka kërkuar që t’i bëhet ekzaminim mjekësor, pasi në deklaratat para hetuesve i pandehuri ka treguar paqartësi.
25 – vjeçari u arrestua fundjavën që shkoi në Krajen të Malit të Zi. Gjatë sulmit me armë në qendër të Shkodrës mbetën të plagosur edhe 2 kalimtarë, Elona Qyrku 25 – vjeç dhe Enrik Prenushi, 59 – vjeç.