Zbardhet plagosja e 29-vjeçarit Enea Keqa. Policia e Tiranës thotë se ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur atë në kërkim.
Në 14 mars në rrugën “Prokop Mima” 29-vjeçari u plagos në këmbë me armë zjarri. Policia thotë se autori i dyshuar është A. B., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Po ashtu u procedua në gjëndje të lirë shtetasi H. I., 26 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë Gjyqësor./Opinion.al