Pas dy ditësh në arrati, policia e kryeqytetit ka arrestuar autorin e dyshuar, i cili plagosi një 15-vjeçar në një piceri pasditen e së dielës në zonën e “Ali Dem”, në Tiranë.
Uniformat blu kanë vënë në pranga Aldi Nezirin i cili akuzohet për “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”
Ndërsa vijon të jetë në kërkim administratori i picerisë, Leonardo Mejdani.
Për këtë konflikt policia arrestoi 3 punonjësit e picerisë, Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri.