Aktualitet

Plagosja e kreut të Bashkisë Divjakë, Balla: Një i çmendur mori thikën dhe goditi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:15 - 11/11/22 |
Opi Nion

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka dhënë një deklaratë për mediat pas plagosjes me thikë të kreut të Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi.

Balla ka thënë se Kokoneshi dhe shoferi i tij i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa shton se shpreson që gjithçka të shkojë mirë për të dy.

“Ngjarja shumë e rëndë, shpresoj që edhe kolegu edhe bashkëpunëtori i tij t’ia hedhin kësaj gjendje të vështirë. Sipas mjekëve të dy i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për të dy.

Është ngjarje tepër të rëndë, produkt i ndasisë dhe përçarjes që villet çdo ditë. Lëreni policinë dhe drejtësinë të bëjë punën e vetë. T’i marrësh jetën tjetrit nuk ta justifikon asnjë gjë. Pra dy persona sot luftojnë për jetën. Nuk e di kush është arsyeja. Di që një i çmendur ka marrë thikën ka dalë nga shtëpia dhe ka shkuar të godasë. Dhe po ju them që burimi i ndasisë dhe urrejtjes duhet të ndalet. Mjaft më duke vrarë njëri-tjetrin”-tha Balla.

Pas