Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plagosja e egjiptianit, AMP: Arma e policit bëri qitje të pavullnetshme

2022/12/05 at 7:04 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Plagosja e egjiptianit, AMP: Arma e policit bëri qitje të pavullnetshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në një njoftim për mediat, ka dhënë detaje të tjera për plagosjen e një klandestini egjiptian, nga një efekti i policisë në Morinë të Kukësit. Në një njoftim për mediat, ku jepet e gjithë dinamika e ngjarjes, AMP thotë se arma e efektivit ka bërë qitje të pavullnetshme.

“Në këtë moment, punonjësi i policisë Inspektor K.B. sipas deklarimeve të tij, ka nxjerrë armën dhe pasi ka qëlluar dy herë në ajër ka vazhduar ndjekjen e tyre, por duke qenë terren i vështirë me shkurre dhe lagështirë dhe në kushtet e errësirës është penguar duke kryer qitje të pavullnetshme me pistoletën që mbante në dorë. Për pasojë, është plagosur shtetasi egjiptian M. H. G, i cili ka marrë një plagë me armë zjarri në pjesën e shpinës”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, është bërë pezullimi nga detyra e punonjësit të policisë, Inspektor K. B., deri në përfundimin e hetimeve mbi këtë ngjarje.

Njoftimi i plotë i AMP: Në datë 04.12.2022 rreth orës 23:09, nga punonjës të Sektorit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Kukës është konstatuar gjatë rrugës automobilistike Milot – Kukës, në vendin e quajtur “Rubik”, një mjet furgon Volkswagen, i cili ecte me shpejtësi dhe në mënyrë jo të rregullt, duke krijuar dyshime.

Pas njoftimit dhe verifikimit nga Salla e Komandimit Kukës, rezultoi se mjeti furgon Volkswagen me targë AA 730 VM ishte dhënë me qera. Menjëherë pas verifikimit nga Salla e Komandimit, është komunikuar me shërbimet policore më të afërta me vendodhjen e mjetit ato të Patrullës së Policisë “Shqipoja” që kanë qenë me shërbim tek Ura e Drinit të Zi dhe u është kërkuar të ushtronin ndalimin dhe kontrollin e mjetit, pasi dyshohej se mund të ishte me emigrantë që vijnë nga Lindja e Mesme.

Pas marrjes së njoftimit, Patrulla e Policisë “Shqiponja” ka lëvizur në drejtim të fshatit Mamës, ku ishte konstatuar për herë të fundit furgoni i dyshuar dhe pas disa minutash lëvizje në aksin nacional, në vendin e quajtur Mamës kanë konstatuar furgonin të devijojë nga rruga kryesore dhe të futet në një rrugë dytësore. Ata kanë vazhduar ndjekjen e mjetit poshtë nënkalimit të fshatit Mamës-Kukës dhe pas rreth 100 metrash, drejtuesi i mjetit K. GJ. 29 vjeç ka ndaluar automjetin duke tentuar të largohej me vrap, kohë në të cilën personat që ndodheshin në furgon kanë tentuar gjithashtu t’i largohen forcave të policisë.

Në këtë moment, punonjësi i policisë Inspektor K.B. sipas deklarimeve të tij, ka nxjerrë armën dhe pasi ka qëlluar dy herë në ajër ka vazhduar ndjekjen e tyre, por duke qenë terren i vështirë me shkurre dhe lagështirë dhe në kushtet e errësirës është penguar duke kryer qitje të pavullnetshme me pistoletën që mbante në dorë. Për pasojë, është plagosur shtetasi egjiptian M. H. G, i cili ka marrë një plagë me armë zjarri në pjesën e shpinës.

Menjëherë, punonjësit e policisë kanë bërë shoqërimin drejt Spitalit Rajonal të Kukësit të shtetasit egjiptian të plagosur, si edhe drejtuesit të mjetit furgon, i cili pësoi lëndime të lehta pasi u rrëzua nga një lartësi rreth 3 metra gjatë ndjekjes nga ana e punonjësve të policisë. Pasi kanë marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Kukësit, ata janë përcjellë për në Spitalin e Traumës Tiranë dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, në DVP Kukës janë shoqëruar në lidhje me këtë ngjarje 12 shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme për kryerjen e veprime hetimore të mëtejshme.

Është verifikuar dhe dokumentuar se drejtuesi i mjetit rezulton shtetasi K. GJ, 29 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë si person i dyshuar për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufjve” dhe “Mosbindja e Urdhërit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik” parashikuar nga nenet 298/2 dhe 242 të Kodit Penal.

Ndërkohë, është bërë pezullimi nga detyra e punonjësit të policisë, Inspektor K. B., deri në përfundimin e hetimeve mbi këtë ngjarje. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë sekuestruar 3 gëzhoja pistolete të tipit GLOK që i përkasin armës së punonjësit të policisë K.B.

Njëkohësisht nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, janë duke u kryer hetime të plota për sqarimin e pozitës ligjore të punonjësve të strukturave të policisë të përfshirë në ngjarje dhe në përfundim të veprimeve hetimore dhe konkluzioneve të Prokurorisë do të përcaktohet përgjegjësia penale e punonjësve të policisë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90./

Ju sugjerojmë

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
Bota

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

7 Shkurt, 2026 4:25 pm
Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
Kronikë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

7 Shkurt, 2026 9:35 am
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

7 Shkurt, 2026 9:12 am
Para
Berisha: Qeveria ka harruar samitin, dhe merret me protestën tonë

Berisha: Qeveria ka harruar samitin, dhe merret me protestën tonë

Çerekfinalja Angli-Francë, hera e parë që përballen në një sfidë me eliminim direkt

Çerekfinalja Angli-Francë, hera e parë që përballen në një sfidë me eliminim direkt

Deputeti i PD tha se çmimi i vajit të ullirit është sa nafta, Krifca: Shitet më shtrenjtë

Deputeti i PD tha se çmimi i vajit të ullirit është sa nafta, Krifca: Shitet më shtrenjtë

TE FUNDIT

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
7 Shkurt, 2026

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
7 Shkurt, 2026

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se...

Lexo më shumë

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
7 Shkurt, 2026

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Irani do të përgjigjet ushtarakisht nëse Shtetet e Bashkuara e sulmojnë,...

Lexo më shumë

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
7 Shkurt, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, reagon pas kritikave të forta për një video që u publikua në rrjetet sociale nga llogaria...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com