Biznesmeni Sino Llanaj mbeti i plagosur ditën e sotme në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Mësohet se ai u plagos gjatë një konfliktit me ortakun e tij Albert Allmuça, me të cilin janë bashkë pronarë të një pallati.
Shkak i konfliktit dyshohet se është bërë shitja e apartamenteve. Por, ngjarja e sotme ka ngjallur dhe zemërimin e banorëve që kanë blerë hyrje tek pallati që po ndërtohet nga Albert Allmuça dhe Sino Llanaj.
Për këtë çështje ka folur Jemine Durishti thotë se është pronare e një pjesë të tokës ku është ndërtuar, ndërsa shton se biznesmenët kanë për t’i dhënë 4800 euro.
Durishti tha se biznesmenët i kanë shitur hyrjet nga dy ose tre herë, ndërsa shton se Albert Allmuça nga i cili ajo pret pagesën, është i “mbytur” në borxhe.
“Kam 4,800 euro për të marrë. Kam tre muaj që vij e ai mshifet. Më thotë do t’i jap, se jam gjysh, se do marr kredi, unë i du se do shtrohem në spital. Me Bertin (Albert Allmuça) e kam konfliktin.Kushedi sa njerëzve u ka marrë lekët dhe s’ua ka dhënë. Të gjithë, i ka shit nga tre herë një hyrje. Është mbyt në borxhe. Kushedi sa borxhe ka për të dhënë. Nuk kam fuqi për të shkuar në polici, jam e sëmurë.”-tha Durishti.
Nga përplasja e stome mes ortakëve, mbeti plagosur dhe një kalimtar i rastit./ Opinion.al