Kronikë

Plagosja e 36-vjeçarit në Vlorë, policia gjen të djegur “Audi Q7” e autorëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:02 - 06/01/22 |
Opi Nion

Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja lidhur me atentatin e mbrëmjes së djeshme ndaj 36-vjeçarit Diego Hanajt.

Bëhet me dije se në fshatin “Trevëllazër” Vlorë , në një rrugë dytësore është gjetur i djegur një automjet i markës “Audi Q7”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e  ngjarjes.

“Në vijim të informacionit paraprak  për ngjarjen e ndodhur tek lagjja “Pavarësia”, ku u plagos me armë zjarri në dorë shtetasi Diego Hanaj, policia bën me dije se nga shërbimet policore, në fshatin “Trevëllazër” Vlorë , në një rrugë dytësore është gjetur i djegur një automjet i markës “Audi Q7”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes”, thuhrt ne njoftimin e policisë.

36-vjeçari Diego Hanaj u plagos ditën e djeshme në hyrje të pallatit ku banonte. Ai u qëllua disa herë nga një automjet në lëvizje.

I riu u dërgua në Spitalin Rajonal të Vlorës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas