Është arrestuar këtë mbrëmje 17-vjeçari që një ditë më parë plagosi me armë zjarri 11-vjeçarin në fshatin Dom Gjegjan në Pukë.
Ngjarja ndodhi në lokalin e babait të 11-vjeçarit, ndërsa shkak ka qenë një konflikt që adoleshenti ka patur me kushëririn e të miturit. Në pamundësi për të gjetur kushëririn, adoleshenti u hakmor ndaj fëmijës.
11-vjeçari u dërgua me helikopter në Tiranë, ndërsa autori u largua nga vendngjarja. /Opinion.al