Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Belgjikë. Dritan Xhelita ishte i kërkuar për vrasje mbetur në tentativë, ndërsa jetonte ilegalisht në Belgjikë.
Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar me 14 vite burgim, për veprën penale të “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentative”.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 1998 në qytetin bregdetar të Vlorës. Gjatë një shkëmbimi me armë zjarri me policinë, Dritan Xhelita plagosi edhe ish-shefin e Policisë Kriminalistike, Pirro Ymeri. / Opinion.al