Një 31-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka plagosur me mjete prerëse shtetasin L.Ç.. Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi J.K., 31 vjeç për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Mësohet se shtetasi J. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin L. Ç., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Një person është plagosur në Kavajë, teksa është arrestuar një 31-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin J. K., 31 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Shtetasi J. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin L. Ç., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”,-njofton policia./Opinion.al