Kronikë

Plagosi motrën me çifte, arrestohet 63-vjeçari në Vlorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:19 - 04/07/21 |
Opi Nion

63 vjeçari i cili dy ditë më parë plagosi motreën për motive të dobëta ka rënë në prangat e policisë.

Polica njofton se ndalimi i shtetasit S. D., 63 vjeç, u bë pasi më datë 02.07.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se nën efektin e alkoolit ka plagosur me armë gjahu (çifte), në pjesën e këmbëve, motrën e tij, shtetasen B. H., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu mësohet se në pranga kanë rënë dhe dy të tjerë njëri për vjedhje ndërsa një tjetër për drejtim të mjetit pa leje.

Njoftimi  i plotë:

Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur në datën 02.07.2021, në fshatin Bishan, Vlorë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ndalimi për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, i shtetasit S. D., 63 vjeç, banues në fshatin Bishan.

Ndalimi i ktij shtetasi u bë pasi më datë 02.07.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se nën efektin e alkoolit ka plagosur me armë gjahu (çifte), në pjesën e këmbëve, motrën e tij, shtetasen B. H., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po nga specialistët  për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi I. B., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka vjedhur çantën me sende personale të një shtetaseje maqedonase, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan në gjendje të lirë, shtetasin E. F., 28 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit, në Dhërmi, ka goditur me grusht shtetasin L. M.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 31 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Pas