Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më 16 shtator në një lokal në Kavajë, ku mbetën të dëmtuar me thikë dy shtetas.
Policia njofton se pas njoftimit se në në ambientet e një lokali po konfliktoheshin disa shtetas dhe për pasojë dy prej tyre ishin plagosur me thikë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen a autorit.
Si rezultat u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të ngjarjes, Rizan Aliu 45 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Ky shtetas, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë Besnik Çelmetën dhe pronarin e lokalit shtetasin M. A., i cili ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al