Ka rënë në prangat e policisë, Thodhori Mërkuri, 60-vjeçari që plagosi me thikë efektivin Redin Çaushaj, në fshatin Pilur të Himarës.
Ky i fundit u fut për të shuar një sherr mes disa personave.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00. Sipas policisë, disa shtetas kanë qenë duke u konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Lukovë, jashtë orarit të shërbimit, ka qenë duke kaluar në rrugë dhe ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Si rrjedhojë 60-vjeçari, Thodhori Mërkuri, e ka goditur me mjet prerës thikë punonjësin e Policisë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë./Opinion.al