Aktualitet

Plagosi me thikë nënën, Klaudio Çobaj kërkon dënimin maksimal në gjykatë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:06 - 09/07/22 |
Opi Nion

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 30-vjeçarin Klaudio Çobaj , pasi në datën 5 korrik në Dukas të Patosit plagosi me thikë nënën e tij Donika Çobaj.

Mësohet se masa e sigurisë është zhvilluar pa avokat, pasi këta të fundit kanë disa ditë që janë në grevë pa afat duke bojkotuar jo vetëm seancat gjyqësore, por edhe masat e sigurisë.

Ndërkohë, autori i ngjarjes përpara togave të zeza ka shfaqur pendim dhe i rënduar psikologjikisht ka kërkuar t’i jepet dënimi maksimal për veprën e kryer.

Në gjykatë, 30-vjeçari u shpreh se nuk e mbante mend momentin kur plagosi me thikë nënën e tij. Edhe pas rrëfimit të bërë në gjykatë, mbetet e panjohur arsyeja që e çoi Klodjan Çobaj në kryerjen e kësaj vepre të rëndë penale.

Kujtojmë që 30-vjeçari nga Fieri e goditi me thikë të ëmën në qafë dhe në bark. Ngjarja ndodhi brenda në banesa, ndërkohë që burime nga policia bënë me dije se autori ishte në gjendje të dehur në momentin që kreu krimin./Opinion.al

Pas