Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi ka plagosur me thikë një 17-vjeçar me iniciale D.K.
Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Çesk Sufaj. Sipas informacioneve, dy të rinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta, por sherri ka degraduar deri në përdorimin e thikës.
21-vjeçari akuzohet për “Plagosja e rëndë me dashje” dhe lidhur me këtë ngjarje ka nisur hetimet Prokuroria e Shkodrës./ Opinion.al