Kronikë

Plagosi dhe grabiti çiftin Laze, ekstradohet nga Kosova Markeljan Cungu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:59 - 05/05/21 |
Opi Nion

Është ekstraduar ditën e sotme nga Kosova në Shqipëri, Markeljan Cungu, 24-vjeçari i arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar.

Cungu dyshohet se është autor i grabitjes me armë në Allias, ku mbetën të plagosur çifti Petrit dhe Afërdita Laze në 19 janar 2020.

Nga njoftimi i policisë bëhet me dije se i riu akuzohet për disa vepra penale, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë ekzekutimi i vendimit, për shtetasin në kërkim ndërkombëtar, i ekstraduar nga Kosova, Markeljan Cungu, 24 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 25 vite  burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, njofton policia./Opinion.al

Pas