Kronikë

Plagosi 28-vjeçarin në Shkodër, zbulohet kush është autori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:54 - 21/04/22 |
Opi Nion

Elfat Salihi është autori i dyshuar i plagosjes së 28-vjeçarit Edis Reçi në Shkodër. Pas identifikimit policia po vijon punën për kapjen e tij.

Kujtojmë se në dëshminë e dhënë përpara autoriteteve Reçi ka thënë se nuk ka mundur të identifikojë autorin. Ai ka deklaruar se personi që e qëlloi mbante në kokë një kapuç të zi dhe e ka plagosur nga pas. Ndërsa ka shtuar se nuk ka konflikte apo probleme me asnjë person.

Pavarësisht kësaj dëshmie policia e Shkodrës ka dyshime se Edis Reçi është në dijeni të autorit të plagosjes.

Edis Reçi u qëllua me një plumb në këmbë në lagjen Paresh të Shkodrës. Në spital ai dërgua nga i vëllai i tij dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas