Policia njofton se ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin që plagosur me armë zjarri në këmbë 24-vjeçarin në Shkodër.
Sipas uniformave blu bëhet fjalë për shtetasin G.M., 46 vjeç banues në Shkodër.
“Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Shkodër. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 46-vjeçarit”, njofton policia.