Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi ka plagosur me kaçavidë dy persona në Tiranë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në ambientet e një lokali, në rrugën “Kostandin Kristoforidhi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Të plagosurit janë identifikuar me inicialet . Th. dhe R. Ll., ndërsa autori i ngjarjes P. B., banues në Tiranë.
Dy të plagosuri janë jashtë rrezikut për jetën, teksa 42-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.