Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor, Elbasan-Labinot ndërsa paraprakisht raportohet se nuk ka persona të lënduar rende, por vetëm të plagosur lehtë.
Njëri nga personat që ka mbetur i plagosur nga aksidenti është edhe një zyrtar i lartë grek, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Në aksident janë përfshirë disa makina.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ndërsa po mbledh materiale për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./ Opinion.al