Një sirian ka tentuar t’i jap fund jetës në qytetin e Durrësit gjatë mbrëmjes së sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen nr.4, Durrës, tek Rruga e Re e Portit, ku dyshohet se ai në kushte të rënda psikologjike ka plagosur veten me thikë.
Sipas policisë shtetasi A.A., është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al