Një burrë ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Oxhakut në Tiranë, pas një sherri të ndodhur mes dy personave.
Policia tha se, si pasojë e një konflikti të çastit, 38- vjeçari me inicialet M. C, dyshohet se ka plagosur me thikë, 47-vjeçarin me inicialet A. I.
Mësohet se i plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al