Aktualitet

Plagoset me thikë një 26-vjeçar në një lokal në Pogradec



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:50 - 12/12/22 |
Opi Nion

Një 26-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e së dielës në një lokal në Pogradec. Ngjarja sipas policisë dyshohet se ndodhi si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit R. O., 28 vjeç, R. O., 30 vjeç dhe Xh. O., 23 vjeç (vëllezër) banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Këta tre shtetas, mbrëmjen e djeshme, në një lokal, në lagjen nr. 2, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet së kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. H., 26 vjeç, banues në Pogradec, i cili u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 31 vjeç (vëllai i shtetasit E. H.), banues në Pogradec, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në lokalin e tij (vendi i ngjarjes), u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti (dorezë metalike)”, thotë policia.

Pas