Një 54-vjeçar ka shkuar i plagosur në Spitalin e Sarandës.
Sipas News 24, Edmond Sulo është paraqitur në urgjencë me dy plagë të shkaktuara nga një mjet prerës, në kokë dhe një poshtë sqetullës.
Nga të dhënat e para mësohet se 54-vjeçari është qëlluar me thikë nga një person tjetër i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2, të qytetit bregdetar.