Kronikë

Plagoset me sende të forta i riu në Kurbin, Policia shoqëron disa persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:15 - 08/07/21 |
Opi Nion

Një person ka mbetur i plagosur me sende të forta mbrëmjen e sotme në Kurbin.

Mësohet se i plagosuri është Lleji Lika 25 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore.

Bëhet me dije se në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 20:15, në Sanxhak, Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen Ndërkohë, autoritetet po ushtrojnë kontrolle në Kurbin për arrestimin e autorëve.

Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

Pas