Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të mërkurë në Peqin pas një konflikti.
Uniformat blu bëjnë të ditur se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti midis shtetasit S.D. 52 vjeç, dhe 55-vjeçarit S. D., i cili ka mbetur i plagosur.
Autori I ngjarjes është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa shkaqet e konfliktit ende nuk dihen.
“Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi D. Ç. 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, banues në Peqin.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D”, tha policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al